Qeveria ka shpallur për ditën e sotme sot zi kombëtare për të nderuar viktimat e aksidentit të rëndë hekurudhor në Greqi, ku humbën jetën 57 persona, midis të cilëve edhe shtetas shqiptarë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga godina e Kryeministrisë, ku flamujt janë ulur gjysmështizë, në shenjë solidariteti me fqinjin tonë. Rama publikoi më 2 mars vendimin e Qeverisë që shpall ditën e zisë kombëtare. “Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin”, u shpreh Kryeministri Rama.
“Ditën e dielë, Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysmështizë”, tha Rama.
Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se institucionet shtetërore dhe publike duhet të ulin flamurin kombëtar në gjysmështizë.
Greqia përjetoi aksidentin më të rëndë hekurudhor në historinë e saj, me përplasjen ballë për ballë mes një treni pasagjerësh dhe një autokolone mallrash të martën në mbrëmje, e cila la mbi 42 të vdekur.///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët