Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash deri në të dendura dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike më të përqendruara këto në pjesën bregdetare. Reshje bore të dobëta në juglindje. Prani të mjegullës kryesisht në pjesën verilindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1 – 8m/s. Përgjate vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtesi 1 – 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/18 | Re diell /shi |
| Kukës | 6/11 | Re diell /shi |
| Lezhë | 6/17 | Re diell /shi |
| Dibër | 4/9 | Re diell /shi |
| Durrës | 6/16 | Re diell /shi |
| Tiranë | 7/17 | Re diell /shi |
| Elbasan | 6/15 | Re diell /shi |
| Berat | 5/15 | Re diell /shi |
| Vlorë | 6/15 | Re diell /shi |
| Korcë | 4/10 | Re diell /shi |
| Gjirokastër | 4/13 | Re diell /shi |
| Sarandë | 8/15 | Re diell /shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI