Kryetari i grupit të Rithemelimit Sali Berisha foli sot në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit e cila e riktheu për rigjykim legjitimitetin e vulës dhe logos së PD-së.
Në një prononcim për mediet, Berisha tha se ka një elektrizim në radhët e demokratëve të cilët kanë marrë një solidarizim të madh nga qytetarët dhe mbështetje për aktin absurd, të cilin nuk ka njeri të ndershëm në këtë vend që nuk e dënon.
“Ndërkohë ne kemi besim tek Gjykata Europiane, kemi besim se janë shkelur të gjitha parimet e një drejtësie të një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe çështjen do ta dërgojmë sa më shpejtë që mund të pranohet prej tyre në atë gjykatë”, tha Berisha .
I pyetur nga mediat se, cilat janë format përmes të cilave do dërgohen në zgjedhje kandidatët, Berisha tha se “propozime janë-koalicioni; propozim është-të pavarurit, por kjo nuk shkon shumë, ka pak mbështetës. Megjithatë do të merret vendim nga Këshilli Kombëtar i PD”.
“Besoj se çdo anëtar i PD-së, çdo zyrtar, çdo deputet i saj, çdo mbështes i saj, e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë, askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës! Ne jemi në këmbë sot më të fuqishëm se kurrë”,- tha ai///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI