Një operacion policor në Vlorë ka vënë në pranga 62-vjeçarin Kastriot Shyti, i cili referuar policisë, për falsifikim dokumentesh, falsifikimi tëvulave, stampave dhe formularëve kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. Ndërkaq Gjykata e Vlorës i caktoi masën arrest me burg.
Nderkohe per nje 40-vjeçare, Esmeralda Xhemalaj janë caktuar 4 muaj burgim për ushtrim prostitucioni. Xhemalaj është kapur nga shërbimet e policisë kufitare të Kakavijës. 40-vjeçarja ishte e shpallur në kërkim dhe banonte në Fier.
Policia tha se Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim E. Xh., 40 vjeçe, banuese në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 05.07.2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale ”Ushtrim prostitucioni”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. Q., 49 vjeç, pasi më datë 13.06.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në automjetin e shtetasit K. G.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI