Nga Auron TARE
Gjithmonë kam pasur një kuriozitet të veçantë për figurën e Ali Pashë Tepelenës. Që i vogël dëgjoja histori për këtë djalë nga Tepelena, i cili nga asgjëja u bë një nga emrat më të njohur në Europë. Ndërsa fillova të udhëtoj dhe të mësoj më shumë për botën, emri i Ali Pashës më përmendej nga njerëz nga rrethet më të larta të shoqërisë europiane, me një admirim të jashtëzakonshëm për kohën e tij dhe trashëgiminë që la pas.

I lindur në Tepelenë, ai ishte një luftëtar në kuptimin më të plotë të fjalës, një diplomat i mprehtë që sundoi një popullsi të përzier me dorë të hekurt, një ndërtues dhe arkitekt, një sundimtar i aftë i Shqipërisë, Greqisë dhe gjysmës së Maqedonisë, një mbështetës financiar i Levizjes anti osmane qe me vone u njoh si “Revolucioni Grek” një përkrahës i lirisë fetare, një arkeolog dhe shqiptari i parë që mbështeti operën. Emri i tij tërhiqte intelektualë dhe udhëtarë nga e gjithë bota, të cilët i bënin homazh teksa udhëtonin në zotërimet e tij te pa shqetesuar nga banditizmi i perhapur kudo.

Jeta e tij ishte po aq epike sa edhe vdekja.
Pikërisht fundi i tij i dha edhe më shumë famë në Europë.
Në kërkimet e mia arkivore kam gjetur një dorëshkrim të shkruar nga një udhëtar, që më vonë do të bëhej ndërkombëtarisht i famshëm, për përgatitjet në Janinë kur ai e vizitoi kryeqendren e Ali Pashes, ku veshtroi pregatitje për të vënë në skenë një Operë Italiane në vitin 1819.
Sipas njohurive të mia, kjo do të ishte opera e parë në territoret shqiptare, dhe Ali Pasha (tirani, siç e quajtën disa orientalistë) po ftonte një trupë italiane opere, të gjitha të financuara prej tij per te vendosur ne Janine nje operete.
Ironikisht, pas vdekjes së tij, një kompozitor gjerman, Gustav Albert Lortzing, shkroi një operë të dedikuar Ali Pashës: “Ali Pascha von Janina oder Die Franzosen in Albanien”.

Ajo u vu për herë të parë në skenë në Teatrin e Mynihut në shkurt të vitit 1828 dhe sot është pak e njohur në skenën ndërkombëtare.
Para disa javësh i kërkova radios klasike të Bostonit të luante një pjesë nga kjo operë dhe, për habinë time, ata e transmetuan. Shpresoj që këtë operë ta kemi një ditë të interpretuar në Tepelenë, si një nderim për njeriun që solli operën për herë të parë në Shqipëri. Gravurë e Ali Pashës në Metropolitan Museum. E kam gjetur këtë vizatim në vitin 2010 dhe kam shkruar një artikull për të. (Fozo: Kompozitori gjerman Gustav Albert Lortzing, Faqja e parë e libretos.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata