Partia Demokratike ka zbuluar sot një tjetër kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Skender Muço është prezantuar sot me strukturat e degës, si kandidati për kryetar bashkie në Sarandë nën siglën e PD.
Prezantimi u bë gjatë një takimi në Sarandë nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili e cilësoi “Kampion për bashkinë Sarandë”.
Muço është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm./java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI