Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka ndërmarrë në total 30 masa për periudhën shtator-nëntor gjatë procesit të monitorimit të përmbajtjeve audiovizive dhe nga ankesat e mbërritura në institucion, për mosrespektim të detyrimeve të ligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
AMA ka dhënë 14 (katërmbëdhjetë) masa për mosrespektimin e kërkesave ligjore dhe Kodit të Transmetimit.
Për 6 (gjashtë) televizione janë dhënë masa për përdorim fjalori të papërshtatshëm për të miturit në orare që kufizon Kodi i Transmetimit si dhe cënim të të drejtave të fëmijëve në bazë të nenit 32 dhe 33, i ligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe pika 5.34 e Kodit të Transmetimit, sipas të cilit “ OSHMA-të duhet të zgjedhin orarin e transmetimit të programeve që mund të dëmtojnë zhvillimin mendor, fizik apo moral të fëmijëve, ose të marrin ndonjë masë tjetër teknike, që fëmijët të mos i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime ( ora kufi 22:00-06:00)”.
Të tjera masa janë marrë për televizionet të cilat kanë transmetuar reklamë të ndaluar në kundërshtim me rregulloren “Për komunikimet audiovizive me natyrë tregtare, format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave”, konkretisht neni 19, pika 10.
Ëshë proceduar me masë ndaj një televizioni për diskriminim referuar nenit 32 dhe 33 të Ligjit 97/2013, të ndryshuar, dhe Kodit të Transmetimit, të cilët kërkojnë “të mos cënohet dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut “ dhe “ OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen mbi baza racore, gjinie, fetare, etnike, kombëtare dhe cdo formë tjetër diskriminimi”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit