Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi u prit në një takim nga Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro.
Gjatë këtij takimi Krasniqi foli për vizionin që do të udhëheqë veprimtarinë e saj në krye të AMA-s.
Duke u ndalur tek shtyllat kryesore, ajo vlerësoi mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e gazetarëve, të drejtat e autorit, transpozimin e direktivës AVMS 2018/1808 të BE-së dhe çështje të tjera në hapësirën mediatike të cilat kërkojnë vëmendje.
Krasniqi dhe Ribeiro diskutuan mbi vijimin e bashkëpunimit, për të cilin kreu i RFoM priti me kënaqësi ftesën për të qenë në Tiranë në zyrat e AMA-s dhe kudo ku kërkohet kontributi i institucionit që ajo drejton.
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive u shoqërua në këtë takim nga kreu i Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Vjenë, ambasadori Igli Hasani.
Ndërkaq edhe OSBE ka publikuar në faqe zyrtare detaje rreth takimit të Përfaqësueses së OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, me Armela Krasniqin, kryetaren e sapozgjedhur të Autoritetit shqiptar të Mediave Audiovizive (AMA).
“Krasniqi e informoi përfaqësuesen për punën e AMA-s, disa sfida me të cilat përballet sektori i medias në Shqipëri dhe vizionin e saj të ardhshëm për aktivitetet e ardhshme dhe bashkëpunimin me grupet e interesit të medieve lokale. Ribeiro theksoi se një rregullator i pavarur dhe i fortë, me një model të qëndrueshëm të financimit, është jetik në mënyrë që të kryejë punën e tij të rëndësishme në një mënyrë efektive dhe të përgjegjshme”, theksohet në njoftimin zyrtar të OSBE-së.
Përfaqësuesja foli gjithashtu për Konferencën vjetore të medieve të OSBE-së në Europën Juglindore, që do të zhvillohet më 11-12 tetor në Tiranë.
Ribeiro dhe Krasniqi ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin konstruktiv midis institucioneve të tyre.
Ribeiro ofroi ndihmën e zyrës së saj, veçanërisht në çështjet ligjore, që janë të rëndësishme për punën e përditshme të AMA-s./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI