SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ambasada shqiptare në Athinë-“Ju pyesni, Konsulli përgjigjet”.

Prej kohes kur ne Ambasaden e Shqiperise ne Athine u be rifreskimi i personelit dhe titullarja Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, po udheheq nje tjeter qasje ne sherbimet ndaj bashkatdhetareve, duket se shume prej ketyre sherbimeve nuk kryhen më me “ndermjetesit e famshem”.

Ambasada shqiptare në Athinë po konsolidon tashme edhe nje komunikim te drejperdrejte me shtetasit shqiptare qe jetone ne Greqine fqinje edhe permes nje “sporteli” transparent te quajtur thjesht: “Ju pyesni, Konsulli përgjigjet”

“Përshëndetje të nderuar bashkëatdhetarë, Le të nisim bashkëbisedimin virtual të ditës së enjte “Ju pyesni, Konsulli përgjigjet” për të diskutuar mbi të gjitha paqartësitë apo pyetjet që keni lidhur me shërbimet tona konsullore.Zyra Konsullore Athinë ofron një gamë të gjerë shërbimesh si prokura, vërtetime, leje kalimi, deklarata, lidhje martesore, rinovimin/pajisjen me dokumente biometrike etj. Një vit nga rifillimi i aktivitetit konsullor, pas mbylljes së parë kombëtare greke për shkak të Covid-19, dëshirojmë të evidentojmë faktin se pavarësisht vështirësive që imponoi situata, Zyra Konsullore ka vijuar aktivitetin e saj me kapacitet të plotë, jo vetëm duke ofruar shërbime të shumta në numër, por njëkohësisht duke i ofruar ato në mënyrë të personalizuar, kompetente, të përshtatshme dhe aktive për aplikantët.”

Selia kryesore e diplomacise shqiptare ne Athine vijon me tej me informacione te dobishme pothuaj per cdo shtetas te interesuar qe jeton ne hapesiren greke.

” Tashmë koha e pritjes në Zyrën Konsullore varion nga 10 – 30 minuta dhe gjithë cikli i shërbimit (formular aplikimi, deklaratë për dërgesa postare, pagesa e faturave) mbyllet brenda saj. Me shpresën dhe dëshirën që me punën tonë të kemi arritur të lehtësojmë apo përmirësojmë jetesën e bashkëatdhetarëve tanë, shprehim angazhimin për t’a ofruar shërbimin konsullor në standartet më të larta.ℹ 𝑷𝒆̈𝒓 𝒎𝒆̈ 𝒕𝒆𝒑𝒆̈𝒓 𝒊𝒏𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒎𝒃𝒊 𝒔𝒉𝒆̈𝒓𝒃𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒌𝒐𝒏𝒔𝒖𝒍𝒍𝒐𝒓𝒆 𝒗𝒊𝒛𝒊𝒕𝒐𝒏𝒊 𝒇𝒂𝒒𝒆𝒏 𝒕𝒐𝒏𝒆̈ 𝒆𝒍𝒆𝒌𝒕𝒓𝒐𝒏𝒊𝒌𝒆: http://www.ambasadat.gov.al/…/sh%C3%ABrbime-t%C3%AB…Për çdo paqartësi na shkruani çdo ditë në postën tonë elektronike consulate.athens@mfa.gov.al.Shkruani në koment pyetjen ose informacionin që kërkoni dhe Zyra Konsullore Athinë do t’ju asistojë në kohë reale.-thuhet ne komunikimin e detajuar te Ambasades sone ne kryeqytetin helen/SARANDANEWS.AL///

error: