SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon, Klosi: Lëvizja e lirë në kufi, në zbatim të masave anti-COVID

Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon. Kjo u bë me dije nga Minsitri i Turizmit Blendi Klosi, pas zhvillimit të një takimi me homologun grek, Haris Theocharis. Me një postim në Twittr, Klosi shkruan se Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anti-COVID.

“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmit”, shkruan Klosi.

Megjithatë nuk është sqaruar ende se në cilën datë do të nisë lëvizja e lirë drejt Greqisë dhe as nëse udhëtarët do të duhet të kenë tampon negativ për të kaluar kufirin.///

error: