Ambasada shqiptare në Athinë, po ben perpjekje intensive per pershejtimin dhe thjeshtëzimin e procedurave të punësimit sezonal ne shtetasve shqiptare në Greqi.
Me kete fokus, burime zyrtare nga Ambasada vune ne dukje se ambasadorja Hajdaraga, zhvilloi një takim me z.Christos Janakakis. kreu i Sindikatës së Prodhuesve dhe konservimit të frutave të Greqisë, njeheresh edhe referues i ligjit në qeverinë greke,.
Objekt i takimit kane qene ndryshimet e fundit ligjore lidhur me përmirësimin, përshpejtimin dhe thjeshtëzimin e procedurave të punësimit për kategorinë e punonjësve sezonalë që do të punësohen këtë vit në shtetin grek dhe votimi i tyre në parlamentin grek në ditët në vijim.
Ambasadorja Hajdaraga, ka venë në dukje se “Falë bashkëpunimit mes dy vendeve, u bë i mundur përmirësimi i ligjit, i cili jo vetëm u thjeshton procedurat shtetasve shqiptarë që dëshirojnë të punësohen sezonalisht në Greqi, por i akseson atyre shërbim të plotë shëndetësor dhe i fut ata në skemën e pensioneve si gjithë shtetasit vendas.”/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI