Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njoftoi sot qytetarët shqiptarë se, kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për të cilat është aplikuar deri më 31 korrik 2020.
“Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të Ambasadës. Procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Po ashtu, ambasada njofton qytetarët që “nëse duan që ta marrin nëpërmjet postës vetëm pasaportën të dërgojnë në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al: Emër/Mbiemër; adresën e saktë të banimit; kodin postar; numrin e celularit dhe foto të kuponit të aplikimit”.
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit, theksohet se është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë.///ata///
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore