Ambasada shqiptare në Athine vijon traditën e bukur të promovimit dhe vlerësimit të figurave bashkohore shqiptare ne fushe te artit dhe medias.
Agjenda e vitit 2023 hapet nga takimet me dy përfaqësues të spikatur të fushës së artit dhe gazetarisë shqiptare në Greqi.
Protagoniste e ketyre inicimeve mbetet këtë fillimvit Ambasadorja e RSH-së në Athinë, Luela Hajdaraga e cila mikpriti në takime të veçanta regjizorin e talentuar Enke Fezollari dhe gazetarin e mirënjohur për qëndrimet kritike, Shpëtim Zinxhiria, me të cilët bashkëbisedoi përzemërsisht mbi aktualitetin, arritjet, angazhimet dhe projekte të ardhshme.

Spas burimeve te selise kryesore diplomatike shqiptare ne Athine, ” Znj. Hajdaraga përgëzoi mysafirët për kontributin e tyre në fushën e artit dhe gazetarisë dhe veçanërisht për kurajon profesionale në paraqitjen e realitetit dhe betejën ndaj stereotipeve, duke u kthyer në flamurtarë të të drejtave të njeriut. Ajo theksoi gjithashtu se agjenda e Ambasadës për vitin 2023 përfshin një mori aktivitetesh kulturore të cilat synojnë promovimin akoma më shumë të artit dhe kulturës shqiptare në Greqi si dhe përcjelljen e saj në brezat e rinj të komunitetit shqiptar në Greqi.”/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI