SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ambasadorja e Amerikes Kim: Kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi, mos promovoni korrupsionin !

Pas publikimit ne media te lajmit se gjyqtari Gjin Gjoni është propozuar nga PD për përfshirjen e tij në listat e kandidatëve për deputetë ne Lezhe , ka reaguara vete PD si dhe ambasadorja e amerikane ne Tirane, Yuri Kim.

Por lidhur me këtë lajm reagoi PD,  duke u shprehur se gjyqtari Gjoni është propozuar si kandidat për deputet nga dega e PD Lezhë, por mohon që ai do të pranohet.

Sipas PD-së, nuk mund të kandidohet për deputetë “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të Vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të Vetingut”.

Nderkohe,  ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim paralajmëroi liderët e partive politike se do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën logon e tyre, ndërsa kanë nisur përgatitjet për listimin e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, u shpreh Kim.

Gjin Gjoni, eshte permemdur ne menyre te perseritur nga mediat per korrupsion ne nivele te larta te gjyqesorit. Se fundi, procesi i vetingut e  perjashtoi ate nga sistemi I drejtesise.///

error: