Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për masë më të lehtë sigurie. Kjo është kërkesa e 12-të e Belerit për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Gjatë seancës Beleri ka arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për mbajtjen e tij në burg pasi ai nuk përbën rrezik si edhe hetimet kanë përfunduar dhe ai nuk mund të dëmtojë provat.
Ndërkohë në 29 janar pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Belerit për leje të posaçme që të betohet si kryebashkiak i Himarës. I pranishëm në seancën që u shty më 24 janar, ishte edhe ambasadorja greke Konstantina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili u godit me vezë nga një qytetar. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI