SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ardi Kollozi i Bindjes: Qëllim, përmirësimin e cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë.

Ardi Kollozi, kandidat i Bindja Demokratikene Qarkun e Vlores gjate takimeve te fundit ka fokusuar edhe disa problematika te arsimit dhe politikave arsimore qe kjo Parti do te zbatoje pas 25 prillit.

“Bindja Demokratike mendon se është nevojë e menjëhershme rritja çdo vit me 0.5% të PBB-së për buxhetin e arsimit, me qëllim tejkalimin e nivelit prej 4% të PBB-së brenda një mandati qeverisës. Ne do të kërkojmë një buxhet të veçantë për kërkimin shkencor, mbështetur në një strategji kërkimi të fokusuar në nevojat e vendit. Ne do të synojmë finalizimin e një projekti kombëtar në bashkëpunim me donatorët, me qëllim digjitalizimin e sistemit arsimor, duke kërkuar:• Ngritjen e një infrastrukturë të nevojshme (hardware dhe software).• Trajnimin e mësuesve me teknologjinë dhe dijen dixhitale.• Përshtatjen e teksteve mësimore me zhvillimin teknologjik.• Ndërhyrjen nga shteti me bazën e nevojshme teknologjike në zonat e thella dhe të paintegruara me teknologjinë e informacionit -ka theksuar Kollozi.

Kollozi ka permendur edhe nevopjen e rishikimit te ligjit te arssimit te larte. “Bindja Demokratike do të kërkojë amendimin e menjëhershëm të ligjit të arsimit të lartë, me qëllim garantimin e së drejtës themelore, sipas së cilës shteti dhe jo studenti e përballon të plotë koston e arsimimit të lartë për të gjithë të rinjtë, që fitojnë maturën shtetërore. Në këtë detyrim shtetëror duhet të përfshihet edhe cikli i dytë i studimeve, si pjesë thelbësore e arsimit të lartë, pa përmbushjen e së cilit studentëve nuk u ka vlerë diploma dhe, për pasojë ata, nuk mund të punësohen-_vuri ne dukje Ardi Kollozi, drejtues politik i Bindjes ne Qarkun e Vlores.

Sipas Kollozit, “Dduhet të realizohet implementimi i skemës së financimit direkt nga ana e buxhetit të shtetit të studentit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë. Nëse shteti financon direkt të rinjtë më të suksesshëm dhe këta të fundit kanë të drejtë të përzgjedhin institucionin e arsimit të lartë dhe degën, ku duan të kryejnë arsimimin e tyre, jo vetëm rritet konkurrueshmëria midis institucioneve publike dhe private të arsimit, por rrjedhimisht përmirësohet edhe shërbimi në këto institucione, bashkë me kërkimin shkencor dhe lirinë akademike.”

Ne do të kërkojmë gjithashtu një plan kombëtar për të luftuar analfabetizmin funksional”.-u shpreh se fundi Ardi Kollozi. Kualifikimi i stafit pedagogjik dhe stimulimi financiar është e vetmja mënyrë për të pasur mësues kudo, ku ka nxënës në territorin e Shqipërisë. Në të kundërt, niveli i rritjes së analfabetizmit në vend do të marrë përmasa galopante dhe do të ndikojë edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Mësuesit, që pranojnë të shkojnë në zona të thella dhe larg vendbanimeve të tyre, krahas stimulit financiar, të kenë dhe mjetet e nevojshme të transportit të vendosura nga ministria përkatëse për çështjet e arsimit/SARANDANEWS.AL///

error: