Kandidatja per deputete e PD Ina Zhupa ka zhvilluar nje bashkebisedim me peshkataret duke ndjekur shqetesimet e tyre te akumuluara nder vite.

“Peshkimi do të jetë prioritet, do të ketë sunvencionime. Do të hiqet TVSH e naftës, rregjistrin detar do ta sjellim këtu, nuk keni pse të shkoni në Durrës, do të ulim taksat. -ka theksuar Zhupa pasi i ka degjuar me vemendje ankesat e peshkatareve. Nje nga shqetesimet e ngritura ne kete takim ka qene edhe mungesa e kalatave per ankorimin e anijeve te peshkimit.
“Peshkataret kanë problematika të mëdha që nga mungesa e kalatave ku të ankorojnë anijet, tek shkalla për të bërë remontin e anijeve. Ata janë të mbytur me taksa dhe nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti. Gjithashtu ju premtova subvencionime, uljen e taksave me taksen 9% dhe venien e Porto Palermos ne dispozicion te peshkatarëve. Peshkimi fiton me planin e PD dhe Lulzim Bashes!_ka theksuar kandidatja Ina Zhupa. Pervec zyrtareve lokale te PD, ne kete takim ajo eshte shqeruar edhe nga Besnik Aliaj, nje nga ekspertet e njohur te programit te PD i cili kandidoi dikur per deputet ne Sarande perballe Fatos Nanos.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI