Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot punën e bërë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili i ka paraqitur kërkesën për dorëheqje Kryeministrit.
Kryeministri Rama në reagimin e tij e falënderon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit për kontributin e vyer.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shprehet Rama.
Rama gjithashtu ka postuar edhe letrën e dorëheqjes nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore