Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Ardit Bido, zhvilloi një takim me Asamblenë Socialiste të Ksamilit, ku u diskutua mbi organizimin e fushatës dhe angazhimin e strukturave në çdo hap të saj.
“Nuk bëjmë thjesht një fushatë zgjedhore, por ndërtojmë një proces të thelluar dëgjimi dhe afrimi me qytetarët,” u shpreh Bido, duke theksuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me komunitetin.
Në fokus të takimit ishin çështje konkrete si garantimi i plazheve publike me akses për të gjithë, nxitja e agroturizmit si burim i qëndrueshëm të ardhurash dhe investimet në infrastrukturën e lagjeve.
Bido vlerësoi përkushtimin e anëtarëve të Asamblesë dhe theksoi se falë kësaj baze të fortë organizative, projektet për zhvillimin e Ksamilit mund të çohen përpara me efikasitet dhe mbështetje të gjerë.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI