Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shoqëroi dje në Parkun Kombëtar të Butrintit një vizitor të veçantë, arkitektin me famë botërore Kengo Kuma i studios Kengo Kuma and Associates.
“Ndihemi të nderuar që jo vetëm projekti arkitekturor i qendrës së re të vizitorëve të këtij parku nën mbrojtjen e UNESCO-s mban firmën e tij, por edhe për promovimin e shkëlqyer që figura të tilla i bëjnë trashëgimisë sonë kulturore”, është shprehur ministrja e Kulturës.
Ministrja Margariti, arkitekti Kengo Kuma dhe grupi që i shoqëronin kanë ndjekur itinerarin turistik në Butrint shoqëruar nga ciceroni i cili ka njohur të pranishmit me detaje të qytetit antik.
Me herët Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e ka vlerësuar shpalljen fituese të studios japoneze KENGO KUMA, për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, si një hap të rëndësishëm drejt rijetëzimit dhe modernizimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Titulli i projektit fitues nga Kengo Kuma Associates është “Urat-Between Heritage and Nature”.
Projekti japonez u vlerësua jo vetëm zgjidhjet arkitekturore, apo elemente të veçantë të estetikës, por edhe qasjen konkrete ndaj pasurisë natyrore dhe kulturore të Parkut Kombëtar të Butrintit
Qendra e re do të jetë 1000 metra katrore, e konceptuar realisht e fizikisht si një portë hyrëse e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Ajo do të jetë në një pozicion prej 1,5 kilometrash nga hyrja aktuale e parkut, pikërisht për t’i dhënë akoma më tepër frymëmarrje hyrjes në Butrint dhe për të krijuar realisht një portë mikpritese, ku vizitorët do të gjejnë më shumë shërbime, informacion etj.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI