SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestimi i Jorgo Goros. 5512 m2 tokë shtet u bë e Stavri Mëhillit brenda 5 ditësh! 10 ditë më pas shoqëria e Artan Gaçit i transferoi në llogari 12.6 mln lekë

 Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron dosjen hetimore të SPAK ndaj kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro, i cili u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024. Ai akuzohet për shpërdorim detyre për tjetërsimin dy pronave në Dhërmi, konkretisht 5512 m2 + 5080 m2(në kufi më njëra tjetrën) me sipërfaqe në total 10 592 m2.

Në episodin e parë sipas SPAK Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe të Himarës që ka qenë në atë kohë, 5512 m 2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private në pronësi të Foto Mëhillit dhe trashëgimtarëve të tij, mes tyre Stavri Mëhilli. Më pas është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e kësaj toke në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaçin.

Për këtë episod SPAK thotë se nga momenti i aplikimit nga Stavri Mëhilli deri në lëshimin e çertifikates së pronësisë, ka nje kohe ndermjetese vetëm 5 dite. Pra rezulton se Stavri Mëhilli ka aplikuar për “Leshim vertetimi pronesie”, më 12 shkurt 2020 ora 12:48, dhe u pajis me çertifikatën e pronësisë më 17 shkurt 2020. 

“Pavarësisht mungesës së një verifikimi në vetë dokumentacionin që vetë Bashkia Himarë ka rezultuar se posedonte pranë saj si dhe në mungesë të një konfirmimi të domosdoshëm nga Këshilli i Qarkut (pavarësisht se në shkresë referohet se ky konfirmim ndodhet bashkëlidhur), kryetari i Bashkisë Jorgo Goro, ka përcjellë kërkesën për regjistrim në raste të veçanta, pranë ZVRPP me shkresën nr. 731 prot.. datë 18.03.2019 dhe aktet bashkëlidhur, dhe mbi bazën e kësaj kërkese, dhe dokumentacionit bashkëlidhur asaj, rezulton se ZVRPP-ja/ASHK-ja Vlorë ka vepruar duke pajisur shtetasin Foto Pavllo Mëhilli (trashëgimtarët) me dokumentin vërtetim nga dokumenti hipotekor nr. 40, datë 17.02.2020. ZK. 1739, fshati Gjilek. për pasurinë me sip. 5512 m2, të llojit truall.”.///

error: