/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore”.
Në një reagim mbi ekzekutimin e 22 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK, sa i takon dosjen së famshme të përgjimeve 339, kreu i qeverisë thekson se “14 të pandehur të PD dhe LSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum”.
“Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar, që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve. Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: Depolitizim”, – tha Rama./atsh///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari