3 zyrtare u ndaluan sot në Vlorë, pasi akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve: B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë, K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe S. D., 51 vjeç, banues në Himarë.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade