Qirjako Hita është autori i plagosjes me thikë të 31 vjeçarit S.Xh i cili u paraqit në spital mëngjesin e ditës së sotme. 46 vjeçari është prangosur nga policia dhe zbulohet se motivi i sherrit që përfundoi në plagosjen e 31 vjeçarit kishte qenë një konflikt për motive të dobëta.
Njoftimi i Plotë
Himarë-Plagosi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Qirjako Hita, i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI