Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi përgëzoi mbrëmjen nje dite me pare Policinë e Shtetit për arrestimin, siç tha ai, të një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamzë.
“Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skedën e tij kriminale”, u shpreh Çuçi.
“Edhe një herë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”, përfundoi ministri i Brendshëm.
Dan Hutra është arrestuar pas disa orësh kërkime në Landfillin e Sharrës nga Policia e Shtetit, pasi terrorizoi kryeqytetin duke vrarë 3 gra dhe plagosur 3 të tjera.
Ngjarjet u regjistruan në 3 zona të ndryshme të qytetit, përkatësisht në Paskuqan ku vrau 2 gra dhe plagosi dy të tjera, ndërsa dyshohet po ashtu se ka vrarë një tjetër grua në Kamzë dhe plagosur një tjetër në Astir.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI