Ka rene ne prangat e Policise autori i zjarreve te dy diteve te fundit ne territorin e Bashkine se Memaliajt. kur u rrezikuana banesa dhe qindra rrenje ullinj ne luginen e Vjoses u bene shkrumb.
Policia sqaroi se ; Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 66 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Qesarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të këtij fshati. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.


ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore