Revista prestigjioze botërore “Decanter” i ka kushtuar një artikull verërave shqiptare.
Gazetari i mirënjohur Darrel Joseph ka dhënë një pasqyrë kuptimplotë të zhvillimit të vreshtarisë dhe verëtarisë në vend, çka ai konstatoi vetë gjatë vizitës në territor në nëntor, e të cilën e ka pasqyruar në faqet e prestigjiozes botërore “Decanter”.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ndau shkrimin e “Decanter”, ndërsa theksoi se “pas miratimit të ligjit të ri të vreshtarisë dhe verës, po punojmë për përfundimin e kadastrës së vreshtave, ndërkohë që fuqizojmë përditë e më shumë bashkëpunimin dhe mbështetjen me vreshtarët dhe prodhuesit e verës”.
Krifca tha se vëmendja e “Decanter” është një tjetër sukses ndërkombëtar për këtë industri me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë rurale në vendin tonë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI