Nga Etleva XHAJANKA
-Mediet ndërkombëtare vijojnë t’i bëjnë jehonë turizmit në Shqipëri, ku kryefjalë është agroturizmi.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli në vëmendje shkrimin e publikuar së fundi nga Stephanie Rafanelli, për një nga faqet prestigjioze turistike ”Conte Nast Traveler” nën titullin “Në rilindjen e turizmit shqiptar, ushqimi po luan rolin kryesor”.

“Pas cilësimit të verës shqiptare si diamant nga “Decanter”, ja ku vjen dhe “Conde Naste Traveler” që vlerëson se ushqimi, tradita dhe kulinaria luajnë rol thelbësor në pozicionimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të turizmit”, u shpreh ministrja Krifca, teksa citon shkrimin në ”Conte Nast Traveler” që tregon “për shije, cilësi të lartë kulinarie dhe sofistikim në gastronominë shqiptare”.
Krifca shprehet entuziaste për modelin vërtet të mrekullueshëm të zhvillimit që kanë krijuar pikat agroturistike në Shqipëri duke siguruar jo vetëm gjenerim të ardhurash për familjet fermere, punësim, por edhe impresionim dhe frekuentim në rritje të tyre nga vizitorët e turistët e huaj.
“Zemra mal dhe falënderime për prodhuesit, krijuesit në kulinari, historianët e ushqimit, shefat e kuzhinës, ruajtësit e traditës të cilët përcjellin vlera të mëdha e magjepsin vizitorët”, shkroi ministrja Krifca në rrjetet sociale, teksa publikoi imazhe nga shkrimi i botuar në prestigjiozen turistike ”Conte Nast Traveler”.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë