Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me armë ndaj kandidatit të republikanëve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-Presidentit Donald Trump. “Është shqetësuese të shohësh një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet gjatë një tubimi, dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur”, u shpreh Rama në një reagim në platformën X.
“Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për ish-Presidentin Trump dhe familjen e tij”, nënvizoi Rama.
“Ne të gjithë shpresojmë që kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër çdo lloj forme dhune”, theksoi më tej kreu i qeverisë. Të shtëna me armë kanë ndodhur në një tubim elektoral të Donald Trump dje në Pensilvani – duke bërë që ish-presidenti të nxirrej i përgjakur nga skena ku po mbante fjalim, sipas “The Guardian”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade