Parajajmëri që bëri kryeministri grek Mitsotakis dha gjatë samitit të BE-së në Tiranë, kur tha se Athina mund të pengonte përparimin e Shqipërisë drejt BE-së për shkak të çështjes Beleri, me sa duket po bëhet realitet. Pas gazetës greke Kathemirini , është media me qendër në Bruksel Euractiv që e bën të ditur këtë fakt.

“Greqia po bllokon një letër të 27 vendeve anëtare të BE drejtuar Komisionit Evropian për hapjen e pesë kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit, konfirmoi një burim për Euractiv, duke shtuar se Athina po i bën presion Tiranës të tregojë kreativitet për të zgjidhur një krizë të vazhdueshme dypalëshe” shkruhej sot në një artikull që qendrontë në ballinën e këtij portali (foto lart).///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.