Në përmbyllje të festimeve të 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒, Ambasada e RSH-së në Greqi Ambasada Shqiptare në Athinë organizoi Koncerti festiv me rastin e 𝟏𝟏𝟐-𝐭𝐞̈ 𝐕𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ dhe 𝟖𝟎-𝐭𝐞̈ 𝐕𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐂̧𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈.

Të ftuarit e pranishëm, zyrtarë të lartë grekë, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Greqi, personalitete të shquara të fushës së politikës, biznesit, shkencës, artit, kulturës dhe sportit të të dy vendeve dhe miq të Shqipërisë, shijuan një mbrëmje të paharrueshme të artit elitar shqiptar, nën interpretimin e tenorit me famë botërore, 𝑹𝒂𝒎𝒆 𝑳𝒂𝒉𝒂𝒋, pianistes së talentuar 𝑬𝒍𝒅𝒂 𝑳𝒂𝒓𝒐 dhe 𝐀𝐧𝐬𝐚𝐦𝐛𝐥𝐢𝐭 𝐯𝐢𝐫𝐭𝐮𝐨𝐳 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐞̈𝐧𝐠𝐞̈𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐕𝐚𝐥𝐥𝐞𝐯𝐞 𝐏𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈.

Duke e marrë fjalën në këtë event të rëndësishëm Ambasadorja Luela Hajdaraga theksoi se këto ngjarje të shenjta të historisë sonë, shërbejnë jo vetëm për të na kujtuar rëndësinë e lirisë dhe unitetit, por dhe detyrën tonë për ti ruajtur ato, në nderim të grave dhe burrave që luftuan, ndërtuan dhe u vetëmohuan për një Shqipëri të lirë dhe evropiane.

Një falenderim i veçantë për këtë mbrëmje magjike shkon për Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, Stavros Niarchos Foundation Cultural Center dhe për gjithë ata që mbështetën këtë event.

𝑁𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖, 𝑛𝑒 𝑏𝑖𝑗𝑎𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑖𝑗𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑡𝑢 𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑟𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑒̈𝑛 𝑘𝑢𝑟 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜ℎ𝑖𝑚 𝑧𝑜𝑛𝑗𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑑ℎ𝑒, 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒𝑠 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑠 𝑒𝑣𝑟𝑜𝑝𝑖𝑎𝑛𝑒. 𝐴𝑡𝑦 𝑘𝑢, 𝑝𝑎𝑣𝑎𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑠𝑝𝑟𝑜𝑣𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑠𝑒̈, 𝑛𝑎𝑡𝑦𝑟𝑎𝑙𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑞𝑒̈𝑛𝑑𝑟𝑢𝑒𝑠ℎ𝑚𝑒̈𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑎𝑠𝑖𝑚. 𝑃𝑒̈𝑟 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑖𝑞𝑒𝑚𝑖 𝑐̧𝑑𝑜 𝑑𝑖𝑡𝑒̈, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑎𝑛𝑔𝑎𝑧ℎ𝑜ℎ𝑒𝑚𝑖. 𝑮𝒆̈𝒛𝒖𝒂𝒓 𝒑𝒆̈𝒓 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒆̈ 𝒆 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒆̈ 𝒎𝒐𝒕𝒆 𝒅𝒂𝒕𝒂𝒕 𝒆 𝒃𝒆𝒌𝒖𝒂𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒂𝒍𝒆𝒏𝒅𝒂𝒓𝒊𝒕 𝒕𝒐𝒏𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒃𝒆̈𝒕𝒂𝒓! 𝑮𝒆̈𝒛𝒖𝒂𝒓 𝒎𝒐𝒕𝒓𝒂 𝒅𝒉𝒆 𝒗𝒆̈𝒍𝒍𝒆𝒛𝒆̈𝒓 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆̈ 𝒃𝒐𝒕𝒆̈𝒔 𝒂𝒏𝒆𝒎𝒃𝒂𝒏𝒆̈! //sarandaNews.al///







ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata