Magjia e festave të Fundvitit ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Sarandës, duke e renditur tregun e Krishtlindjeve ndër më të mirët në Europë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimet e botuara në Forbes, Traveler dhe European Best Destinations, të cilat kanë përshkruar atmosferën festive në qytetin e Sarandës, i cili është destinacioni i mijëra turistëve vendas e të huaj gjatë sezonit veror, por jo vetëm.
“Saranda destinacion edhe në dimër. Atmosfera festive e Krishtlindjeve sarandiote, ndër më të bukurat sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations”, shkruan Rama.
Në tregun e Krishtlindjes në Sarandë mbizotërojnë dekorime vezulluese, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe aktivitete të ndryshme kulturore në këto ditë festash.
Vitet e fundit Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, shkak për këtë janë bërë edhe investimet e rëndësishme si shkallaret, bulevardi, ndriçimi, sinjalistika, që i kanë dhënë tjetër pamje qytetit bregdetar.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI