Ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdeteve, Auron Tare ka reaguar mbi shkatërrimin e vijës bregdetare në Shqipëri. Sipas tij, në këtë vend po kryhen punime në emër të zhvillimit, por në të vërtetë është duke u shkatërruar bregdeti shqiptar në mënyrë të pakthyeshme.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Tare evidenton se punimet pa kriter në vijën bregdetare janë të ndaluara nga ligji i menaxhimit të integruar të bregdetit, dhe sipas tij nëse është dhënë leje për të, përgjegjësit duhet të shkojnë para ligjit.
Ndërsa shton se kjo është një çështje që kërkon ti kushtohet vëmendje, përpara se të jetë shumë vonë për të reaguar. “A duhet që në emër të zhvillimit të shkatërrojmë vijën bregdetare pa kthim?
E para shpartallimi i vijës bregdetare është e ndaluar nga ligji i manaxhimit të integruar të bregdetit. Edhe nëse ka leje, ai që e ka dhëne duhet të shkojë para ligjit. Puna është që rradha është shumë e gjatë. E fundit të flasësh për një çështje me interes publik, nuk është show mendoj unë. Përndryshe rri në shpi dhe gatuaj makarona”,– shkruan në rrjetin social Facebook, Auron Tare.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade