Në Gjirokastër është drejt përfundimit edhe bajpasi, një tjetër vepër madhore për këtë qytet muzeal. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier punimesh, i cili pritet të përfundojë në pranverën e këtij viti. “Po merr formë përfundimtare bajpasi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas viti”, shkruan Rama.
Ndërtimi i bajpasit është pjesë e një “ansambli arkitekturor” që po realizohet bashkë me projekte të tjera në zbatim nga FSHZH, si sheshi “Çerçiz Topulli”, sistemimi i muzeve dhe restaurimi i shtigjeve përgjatë tyre, hapësirat mbështetëse dhe godina e parkimit.
Bajpasi do të zgjidhë problemin e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës duke e shndërruar atë në një zonë për këmbësorët, pa cenuar autenticitetin dhe karakterin e zonës së ndërhyrjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI