SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Balla, Berishës: Ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, reagoi në lidhje me protestën e zhvilluar sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Ndërsa publikoi foto të Berishës ku në sfond duken zjarret e shkaktuara nga hedhja e molotovëve përpara Kryeministrisë, Balla iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!.

Në mbyllje të protestës, pas përfundimit të fjalës së Berishës, protestuesit hodhën dhjetëra koktejle molotov në drejtim të Kryeministrisë, të cilat shpërthyen në flakë.

Kjo është protesta e parë kombëtare e PD-së pas disa foltoreve të organizuara para Kryeministrisë. (Marseda QEFALIA).///

error: