Në kuadër të samitit të “Ballkanit të Hapur”, që po zhvillon sot punimet në Tiranë, u nënshkruan 5 marrëveshje bashkëpunimi.
Kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nënshkruan marrëveshjen për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si dhe marrëveshjen për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë marrëveshja e tretë që u nënshkrua nga Ministrat e Bujqësisë së tre vendeve është ajo për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fushën fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Një tjetër marrëveshje që u nënshkrua është marrëveshja dypalëshe Shqipëri-Serbi për “Njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomik për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit”.
Marrëveshja e pestë u nënshkrua nga ministrat e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për “Njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomik për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit”. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore