Më 26 shkurt, në orën 11:00, grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ministrat do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët te Pallati i Brigadave.
Pritet që mazhoranca të dalë me qëndrim zyrtar mbi rastin që ka ‘trazuar’ politikën shqiptare muajt e fundit, çështjen e Belinda Ballukut, ashtu siç në fakt e paralajmëroi edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.
Përpos kësaj do të diskutohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet e miratuara në Rregulloren e Kuvendit.
Kjo lëvizje vjen pas mbledhjes për rreth 3 orë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kryesinë e Kuvendit në nisje të kësaj jave.
Prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko, lexuan relacionin me akuzat e ngritura ndaj Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si zëvendëskryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga ana tjetër, mbrojtja e Ballukut, rreshtoi argumentet e saj duke theksuar se “SPAK duhet të provojë kushtet kur kërkon masë më të fortë sigurie”…///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat