Një banderolë e madhe u vendos në Universitetin Politeknik të Tiranës për trajnerin e skuadrës së Romës, Jose Mourinho.“Mirë se vini në Romën e vogël zoti Mourinho”, shkruhet në banderolën e vendosur nga tifozët shqiptarë të skuadrës së Romës.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp në Tiranë Mourinho tha se “Shqipëria, të them të drejtën është hera e parë që e vizitoj. Është një nga pak vendet në Evropë që nuk e kam vizituar. Sepse futbolli më ka çuar kudo, por jo në Shqipëri dhe të vijë këtu është e mrekullueshme”.
“Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz”, tha trajneri Mourinho.Nesër në Tiranë do të zhvillohet finalja e madhe e Conference League, ku Roma dhe Feynoord do të ndeshen për kupën e kësaj ngjarje të rëndësishme sportive.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI