Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi takim me Kolegjin e Kryetarëve, duke iu pergjigjur ne kete menyre “dhemb per dhemb” Berishes, i cili pak minuta para beri ftese per kuvendin e 11 dhjetorit, duke ftuar edhe Bashen e Bardhin.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është duke mbajtur nga Selia Blu një konferencë për mediat gjatë së cilës pritet të flitet për ecurinë e procesit të organizimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetorit.
“Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja nevojën me thirrjen e Kuvendit, në 15 nëntor vendosi thirrjen e Kuvendit në 18 dhjetor në orën 11:00. për fat të keq gjuha përçarëse dhe retorika përçarëse e Berishës, vijoi edhe pas vendimit te kryesisë, ku çdo anëtarë do duhet të marrë pjesë për të diskutuar si një familje e madhe për çdo problematikë që mund të ketë në PD. Dua para se të ndjekim një material dhe t’ju informojmë për procesin e organizimit, falenderoj të gjithë kryetarët e degëve të PD në këtë komunikim publik, për përgjegjësinë e lartë në këtë proces, komunikimin intesiv me strukturat dhe me përgjegjësinë e lartë për ndjekjen e procesit të informimit të demokratëve”, tha Bardhi.
Ai publikoi një mesazh të Sali Berishës, që e quajti retorikë përçarëse të PD
“I përshëndes ato qindra demokratë që i kanë grisur dhe po refuzojnë mencurisht anti-kuvendin e turpshëm apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi.”, ishte mesazhi i berishës, që mori përgjigje nga Bardhi.
“Anëtarët nuk i kanë hedhur në kosh, ato kanë konfirmuar masivish pjesëmarrjen në 18 dhjetor. Secili kanë nënshkruar nënprezencën e një përfaqësuesi të partisë pjesëmarrjen, 5259 të Kuvendit të Kombëtarë, ose 69% e tyre.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI