Barometri i Ballkanit edhe këtë vit e rendit Shqipërinë më arsimdashësen në rajon, pasi gjysma e të anketuarve mendojnë se progresi në jetë vjen nëpërmjet arsimit.Kur shqiptarët u pyetën se “Çfarë është gjëja më e rëndësishme për ecur para në jetë”, 50% e tyre u përgjigjën “Të kesh arsimin të mirë”.Përqindja e shqiptarëve që lidh progresin me arsimin është më e lartë se në vendet e tjera të rajonit. Në të kundërt vetëm 24% e boshnjakëve mendojnë se arsimi është baza e progresit në jetë, 15% e shtetasve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 21% e malazezëve dhe 21% e serbëve.
Besimi se, progresi vjen nga arsimi i duhur shënoi rënie ndër shqiptarët në krahasim me vitin 2021. Barometri i vitit të kaluar tregoi se në shumicën dërrmuese, rreth 88% e shqiptarëve e lidhen suksesin me arsimin, ndërsa këtë vit vetëm 50% e tyre.
Në përgjithësi njerëzit në Rajon mendojnë se progresi në jetë vjen duke njohur njerëzit e duhur. Psh 17% e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se në ketë mënyre. Por përqindja e njerëzve që mendojnë kështu është më e ulët se, në vendet e tjera të rajonit.Psh 26% e boshnjakëve mendojnë se progresi në jetë vjen me njohjet e duhura, gjithashtu edhe 26% e shtetasve nga Kosova, 37% e maqedonasve, 25% e malazezëve dhe 28% e serbëve mendojnë në këtë mënyrë.
Një pjesë tjetër, rreth një e katërta e popullsisë së Rajonit mendon se progresi vjen si rezultat i punës. Duke punuar fort mund të kesh arritje në jetë mendojnë 18 % e shqiptarëve, 29 % e boshnjakëve, 36% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 20% e malazezëve dhe 25% e serbëve.Rreth 8 % e popullsisë në rajon mendon së progresi në jetë vjen nëse je anëtar i një familje të pasur. Personat që mendojnë në këtë mënyrë ishin në përqindje më të larta në Shqipëri (10%) dhe Malin e Zi (12%).Interesant është fakti se 15% e popullsisë në rajon e lidhin progresin në jetë më të qenit i lumtur. Shqiptaret kanë përqindjen më të ulët të popullsisë që mendon në këtë mënyrë.
Vetëm 5% e shqiptarëve mendojnë se progresi në jetë vjen duke përjetuar lumturi, ndërsa 19% e serbëve dhe malazezëve mendojnë në lumtura është themeli i progresit./Monitor///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI