SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Berisha ka penguar betejën tonë me regjimin e Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “e kam përjetuar shumë mirë takimin me demokratët, sepse prej kohësh zhvillimet e imponuara nga Sali Berisha kanë penguar edhe punën normale, edhe kontaktin me njerëzit, edhe kontaktin me demokratët, sikundër kanë penguar betejën tonë me regjimin e Edi Ramës”.

Në një intervistë televizive, Basha tha se “ne nuk kemi reshtur asnjë ditë, asnjë natë këto 4 muaj e gjysmë që nga konstituimi i parlamentit me 9 shtator me ato që u kemi premtuar dhe jemi zotuar para shqiptarëve, opozitën e përditshme, ballore, pa kompromis kundër Edi Ramës dhe  arbitraritetit dhe dhunës së tij ndaj qytetarëve”.

“E patë sot edhe me ngjarjet e Tiranës tek ‘5 Maji’ ku deputetët tanë ishin në krah të banorëve, që po dhunohen në banesat e tyre. Në Komisionin e Inceneratorëve që ka rinisur nga puna për të hetuar aferën më të madhe, megaskandalin e korrupsionit të kësaj qeveria ku tashmë një nga anëtarët e kabinetit të Ramës është arrestuar, por, siç e kam thënë, është bishti dhe jo koka”, nënvizoi Basha.

Kreu i PD-së u shpreh se “po shtyjmë përpara agjendën që jep një zgjidhje afatgjatë problemeve të Shqipërisë, atë të një reforme që përfshin edhe Kushtetutën dhe padiskutim ka në fokus Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore”.

Sipas tij, demokratët janë të bashkuar me qëllimin për të larguar regjimin e Edi Ramës dhe për t’iu kthyer shqiptarëve shpresën.

Më tej Basha u shpreh se “Berisha nuk e ka pasur dhe nuk e ka shumicën as në institucionet e zgjedhura të Partisë Demokratike, nga Kuvendi Kombëtar, tek Kryesia, as tek demokratët. Shumica e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen, e shkuara është pas”.///

error: