SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Mjekët kanë 8 muaj në betejë me COVID, pa asnjë mbështetje, pa mbrojtje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në një bashkëbisedim me gazetarët e shëndetësisë se “mjekët kanë 8 muaj në betejë me COVID, pa asnjë mbështetje, pa mbrojtje”.

Basha iu drejtua gazetarëve duke thënë se, “as unë dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Ju jeni burimi i vetëm i informacionit rreth asaj që po ndodh në spitalet COVID”.

“Situata është kjo, por menaxhimi i saj bën diferencën. Kam përsëritur përditë çfarë mund të bëhej. E para është rritja e testimeve, gjurmimi i kontakteve”, tha Basha, i cili shtoi se “mjekët kanë 8 muaj në betejë, pa asnjë mbështetje, pa mbrojtje”.

“Kemi humbur mjekë nga COVID sepse janë të pambrojtur. Nëse do të isha në qeveri do kisha bërë atë që kam thënë që nga marsi. Me paratë e dhëna për inceneratorët do të ishin blerë tamponë, rimbursuar ilaçet e COVID”, tha Basha.

“Statistikat e djeshme nuk përfshinin emrat e njerëzve që i njohim. Qytetarët marrin borxhe ose i marrin me listë ilaçet antiCOVID”, theksoi kreu i PD.

Basha u bëri thirrje qytetarëve të mbrojnë veten dhe familjarët e tyre teksa i kërkoi qeverisë të marrë masat urgjentisht për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve.

“Asnjë shpenzim publik nuk ia vlen përpara jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, tha Basha, i cili shtoi se nëse qeveria nuk ndërmerr asnjë masë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, mbyllja nuk do të kishte asnjë efekt.

“Kryeministri të shkulet nga Facebook-u dhe të bëjë detyrën që ka të paktën këto muaj të mbetur. Tani që i ka dalë situata nga duart, i kërkojmë të bëjë vetëm këtë punë, asnjë punë tjetër”, theksoi Basha. ///

error: