– Të paktën 1 914 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në Greqi në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë në 56 698 persona, deklaroi Organizata Kombëtare greke e Shëndetit Publik (NOPH).
Gjithashtu, 35 persona humbën jetën në ditët e fundit duke çuar në 784 vdekjet totale në vend që nga fillimi i pandemisë.
NOPH tha se një total prej 228 pacientësh ishin në ventilim me një moshë mesatare 66 vjeç.
Nga këto, 57 (25%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra, ndërsa 88,2% kanë sëmundje bashkëshoqëruese ose janë mbi 70 vjeç.
Në total, 323 pacientë u liruan nga kujdesi intensiv.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI