Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi mbrëmjen e sotme ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në Foltoren e Tiranës me gratë e Lidhjes Demokratike.
“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”, u shpreh Basha.
Më herët, Berisha akuzoi Bashën për tradhti, ndërsa kërkoi dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD-së, të cilët sipas tij, janë zgjedhur në shkelje të statutit.
Berisha citoi, sipas tij, burime amerikane dhe zyrtare që “e kanë informuar se Lulzim Basha i ka kërkuar ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim gjatë takimeve në selinë e PD-së që të bisedonin jashtë, pasi brenda në zyrë “më ka futur Berisha regjistrues””.///
ME SHUME LAJME
BLIC: Gimi, taksisti human i Urgjencës.
Shkon shteti tek problemi, jo problemi tek shteti
Berisha: PD nis shumë shpejt përgatitjet për zgjedhjet vendore