Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar uljen e çmimeve të ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin.
Duke reaguar në lidhjet me studimin e publikuar nga EUROSTAT (Instituti i Statistikave Europiane), ku Shqipëria rezulton me rritje të çmimeve të shportës bazë ushqimore, Basha tha se me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të ndërtohet një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.
“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!”,- thekson Basha
“Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj”,- premtoi kryetari i PD, Lulzim Basha///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit