Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot gjatë një bashkëbisedimi me disa studentë të Universitetit të Mjekësisë, se, “shëndetësia është shembulli më i dukshëm i 7 viteve dështim dhe premtimesh të rreme”.
Kreu i PD, iu tha mjekëve të ardhshëm se “qeveria e re do ta ndryshojë këtë situatë dhe do bëjë gjithçka që të rinjtë dhe mjekët mos të ikin, por të qëndrojnë e të punojnë me dinjitet e të vlerësuar në vendin e tyre”.
“Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore”, u shpreh ai.
“Si ta ndalim këtë? Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar. 7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim”, u shpreh Basha.
“Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme”, tha Basha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI