Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama sqaroi sot se, bashkëpunimi me kandidatët fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është i pamundur, jo për shkakun e tij, por për shkak të tyre dhe këtë e tregon eksperienca.
I pyetur nga gazetarët mbi raportin me kryetarët e bashkive që janë përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rama tha se, “natyrisht që kjo është diçka që ne do ta shikojmë rast pas rasti”.
“Nëse do të ketë kryetar bashkish që do të jenë proaktiv, do të vënë interesat e komunitetit mbi agjendat politike dhe do të duan të bashkëpunojnë me qeverinë si partnerë në shërbim të komunitetit, ne nuk kemi asnjë problem me këtë”, tha ai.
Përkundrazi, vijoi kryeministri, “ne e kemi për detyrë dhe e kemi privilegj t’i shërbejmë çdo anëtari të bashkësisë sonë në të 28 mijë km katrorë të Shqipërisë”.///
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta