Katër lojtarë të ekipeve të NBA: Los Angjelos Lakers, Boston Seltiks, Filadelfia 76 dhe Denver Nagets raportuan për rastet e para të lojtarëve të infektuar me COVID-19.
Tani për tani, emri i vetëm një të infektuari është i qartë , Markus Smart nga Boston Seltiks. Në këtë periudhë ai ishte vetëizoluar në shtëpinë e tij dhe do të vazhdojë ashtu derisa të jetë mirë.
Los Angjelos Lakers zbuloi se dy lojtarë në përbërjen e tyre, gjithashtu janë sëmurë nga virusi i ri. Megjithatë, emrat e tyre nuk u zbuluan. Situata më e rëndë është në Filadelfia 76, ku janë të infektuar tre persona.
Filadelfia gjithashtu nuk i tregoi emrat e pacientëve, pa dallim nëse janë basketbollistë, trajnerë apo personel ndihmës.
ME SHUME LAJME
Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature
Saranda vijon të tërheqë mijëra turistë, vlerësohet deti, mikpritja dhe çmimet
Si hyri gjirokastriti Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI