Në kuadër të kurimit të së shkuarës, BE mbështet adresimin e çështjes së personave të zhdukur gjatë regjimit komunist.Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikoi deklaratën e Frederique Hanotier të delegacionit të BE-së në Tiranë.
“Përballja me të shkuarën është thelbësore në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të mirëqenies, të bazuar në parimet e të drejtave të njeriut. Në këtë aspekt, autoritetet janë përgjegjëse për të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe të familjarëve të tyre, duke përfshirë këtu të drejtën për t’u përkujtuar. Trashëgimia e diktaturës nuk duhet të jetë pengesë për të ardhmen, por duhet të shërbejë si kujtesë e fortë e punës së pambaruar të pajtimit dhe shërimit. E shkuara e pazgjidhur nuk mund të varroset, por me të duhet të veprohet haptazi, duke respektuar transparencën dhe përgjegjësinë. BE është e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëve të interesuara për ta fuqizuar bashkëpunimin në këtë fushë, në kontekstin e hyrjes e Shqipërisë në BE, si çështje e të drejtave të njeriut dhe çështje e sundimit të ligjit në veçanti. Mbështetja e BE për adresimin e çështjes së personave të zhdukur gjatë regjimit komunist kontribuon në reformën në drejtësi dhe lidhet me këtë kontekst”, thuhet në deklaratën e Frederique Hanotier të delegacionit të BE-së në Tiranë.//atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI