I. Vata/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i uroi sot ditëlindjen shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Presidenti Begaj, së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj takuan shkrimtarin Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, Helena KadareNë një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj vlerëson shkrimtarin Ismail Kadare dhe e konsideron atë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare.
“Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë”, shkruan Presidenti Begaj.

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, feston sot 87-vjetorin. Ai u lind më 28 janar të vitit 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës së gurtë.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI